NË SHQIPËRI JANË STREHUAR 150 REFUGJAT NGA UKRAINA

NË SHQIPËRI JANË STREHUAR 150 REFUGJAT NGA UKRAINA

Në territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 150 shtetas të Ukrainës. Një pjesë e tyre, rreth 10 persona kanë kërkuar azil politik. Të tjerët janë strehuar tek të njohur apo pika kontakti që kanë krijuar përmes personave të tretë.

Por Shqipëria ende nuk ka njoftuar një plan se sa refugjatë mund të përballojë, se sa do të jetë kostoja e pritjes të tyre dhe ku do të strehohen ata. Deri më tani është rënë dakort parimisht, që refugjatëve ukrainas t’u krijohen kushtet e nevojshme për strehim.

Ministria e Jashtme shqiptare bën të duitur se edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrel gjat vizitës në Shqipëri mori garanci se në rast të përshkallëzimit të krizës humanitare në Ukrainë, Shqipëria do të hapë dyert për refugjatët ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.