NË VEND DHE RAJON RRITEN SHIFRAT ME KOVID 19, NUK KA REKOMANDIME PËR MASA SHTESË

NË VEND DHE RAJON RRITEN SHIFRAT ME KOVID 19, NUK KA REKOMANDIME PËR MASA SHTESË

Ditëve të fundit në vend dhe rajon po vërehet rritje e rasteve të reja me kovid 19. Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 148 raste të reja nga 1.261 testime të bëra. Janë regjistruar 52 pacientë të shëruar dhe një viktimë. Numri i rasteve aktive është rritur në 750 persona.

Komisioni për Sëmundje Infektive ka bërë të ditur se numri i rasteve me Covid-19 brenda një jave është rritur për 65,8 për qind. Nga KSI thonë se fatmirësisht nuk ka rritje të personave të shtrirë në spital nga kjo sëmundje. Ata rekomandojnë që qytetarët të respektojnë masat në fuqi, ndërkaq bëjnë apel që të kenë kujdes.

“Sipas këtyre parametrave dhe duke marrë parasysh trendin e rritjes së rasteve pozitive me Covid-19 në vendet fqinje dhe në botë, kujtojmë detyrimin për të mbajtur maska në ambientet e kujdesit shëndetësor, institucionet për kujdes, farmacitë dhe transportin publik. Gjithashtu, rekomandojmë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm, të mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë publik dhe të zbatojnë masat e përgjithshme mbrojtëse, si: maskë mbrojtëse, mbajtja e distancës dhe larja më e shpeshtë e duarve”, thonë nga KSI.

Në Shqipëri, të mërkurën u njoftua për 581 raste të reja me COVID-19 ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë vdekje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë dymijë e 528 raste aktive në nivel vendi. Në Kosovë shifrat e 24 orëve të fundit janë të ngajshme me ato të Maqedonisë së Veriut, respektivisht është njoftuar për 177 raste pozitive me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.