NË VENDKALIMIN KUFITAR TABANOVCË PRITET RRETH NJË ORË, NDËRSA NË BOGORODICË RRETH 30 MINUTA

NË VENDKALIMIN KUFITAR TABANOVCË PRITET RRETH NJË ORË, NDËRSA NË BOGORODICË RRETH 30 MINUTA

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata me intensitet të shtuar në pjesët rrugore jashtë zonave urbane.

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në vendkalimin kufitar Tabanovcë për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në Bogorodicë për dalje rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.