NË ZVICËR JETOJNË 2200 PERSONA TË PA STREHË

NË ZVICËR JETOJNË 2200 PERSONA TË PA STREHË

Në njërin nga shtetet më të zhvilluara evropiane në Zvicër jetojnë 2200 njerëz të pastrehë. Nga Zyra Federale e Strehimit shprehin shqetësimin se edhe 8000 zvicran kërcënohen të humbasin shtëpitë.

Në studimin e Zyrës Federale të Strehimit, thuhet se të pastrehët prekin kryesisht banorët e qyteteve dhe qytezave të mëdha, ndërsa kërcënimi i humbjes së shtëpisë është i pranishëm edhe në komunat më të vogla dhe zonat rurale të Zvicrës.

Përqindja e lokaliteteve me njerëz të pastrehë është më e lartë në rajonet zvicerane-gjermane sesa në pjesën frëngjishtfolëse të vendit dhe në Ticino, thuhet tutje në studim.

Arsyet më të zakonshme si për të pastrehët, ashtu edhe për rrezikun e të pastrehëve janë shpenzimet e tepërta, borxhet dhe problemet me drogën, së bashku me “faktorët socialë dhe migracionin”, thekson Zyra Federale e Strehimit në Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.