NËSE KEQTRAJTONI KAFSHËT NË BELGJIKË MUND TË DËNOHENI ME 10 VITE BURG

NËSE KEQTRAJTONI KAFSHËT NË BELGJIKË MUND TË DËNOHENI ME 10 VITE BURG

Parlamenti flamand i Belgjikës miratoi njëzëri projektligjin që rrit dënimin me burg për abuzim me kafshët deri në 10 vjet. Poashtu personat që neglizhojnë ose keqtrajtojnë me dashje kafshët mund të gjobiten deri në 800 mijë euro dhe të dënohen me burgim deri në 5 vjet nëse kryejnë këto krime për herë të parë.

Nëse fajtorët kanë vepruar në këtë mënyrë në 5 vitet e fundit gjoba mund të jetë deri në 1.6 milionë euro dhe dënimi me burg deri në 10 vjet. Vendet e punës që konstatohet se kanë abuzuar me kafshë mund të mbyllen për periudha të caktuara ose për një kohë të pacaktuar. Paratë e mbledhura nga gjobat do të përdoren për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve apo kërkimin shkencor përmes fushatave ndërgjegjësuese të kafshëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.