NESËR FILLON PAGESA ME FAZA E PENSIONEVE TË JANARIT ME RRITJE PREJ 2.9%

 

Rritja bëhet në bazë të përshtatjes me rritjen e kostove të jetesës!

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se nga nesër, 26 janar 2022 (e mërkurë) fillon pagesa e pensioneve të janarit me faza. Pensionet do të paguhen paraprakisht dhe me faza, për t’u siguruar një mbrojtje më të madhe pensionistëve në kushtet e rrezikut nga koronavirusi.

Pagesa e pensioneve nëpërmjet degëve të bankave do të realizohet varësisht nga shuma e tyre dhe atë:

Për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 26 janar 2022 (e mërkurë);

Për pensionet me shumë prej 11.001 deri në 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27 janar 2022 (e enjte);

Për pensionet në shumë prej 14.001 deri në 18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.01.2022 (e premte) dhe

Për pensionet në vlerë mbi 18 001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.01.2022 (e hënë).

Pensionistët që përdorin kartela pagese të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i përdorin paratë nga data 26 janar (e mërkurë). Derisa përpunimi me faza i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit duke qenë se pensionistët si grupmoshë janë më të rrezikuarit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën me dije se pensionet janë të sigurta në llogaritë e përfituesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme. Apelojmë që pensionistët t’i përmbahen orarit të pagesave sepse pagesa hap pas hapi bëhet me qëllim të uljes së bllokimeve para bankave dhe mundësive për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.

Njëkohësisht, MPPS-ja njofton pensionistët se pensionet e janarit do të rriten për 2.9% në përputhje me harmonizimin ligjor i cili kryhet dy herë në vit në janar dhe korrik. Korrigjimi është bërë sipas përqindjes së rritjes së indeksit të kostos së jetesës në gjashtëmujorin e kaluar krahasuar me gjashtëmujorin që pason, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.