KRYESISHT ME DIELL DHE MË I NXEHTË
Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit do të fryjë erë herë pas here më e fortë veriore.
Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 7 deri në 19 gradë ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 34 gradë Celsius. Uv do të jetë 9.
Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare e cila do të fryjë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Në dy ditët në vijim do të ketë rritje të caktuar të vranësirave me rritje të mëtejshme të temperaturës së ajrit. Të dielën do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, njofton DHM.
Leave a Reply