NESËR KTHEHEN RESHJET
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat do të sillen nga 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot kryesisht me diell me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 19 gradë. Nën ndikimin e valës së lagësht të ajrit, nesër në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe lokalisht do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Stabilizim të ri të motit do të ketë të premten dhe të shtunën kur do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperaturat do të sillen nga 19 deri në 26 gradë, bëjnë të ditur meteorologët.
Leave a Reply