NESËR MOTI ME DIELL DHE I NGROHTË. PASDITE JOSTABIL ME RESHJE TË RRËMBYESHME.

NESËR MOTI ME DIELL DHE I NGROHTË. PASDITE JOSTABIL ME RESHJE TË RRËMBYESHME.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.Pasdite dhe në mbrëmje në shumë vende do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 13 deri në 21 gradë ndërsa maksimalet nga 29 deri në 37 gradë. UV=8

Në Shkup në mëngjes do të mbajë mot me diell, me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare veriore. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Nesër në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm, lokalisht në formë stuhie, ndërsa në pjesët veriore do të ketë rënie të temperaturës me rreth 3 gradë. Të enjten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Nën ndikimin e valës së re me lagështi, të premten dhe të shtunën moti do të jetë i paqëndrueshme, në disa vende me reshje të dendura shiu, rënie të ndjeshme të temperaturës, lokalisht në formë stuhie me vetëtima, breshër dhe erë të fortë, thonë nga DPHM.

Leave a Reply

Your email address will not be published.