NESËR SPËRKATJE NGA AJRI DHE TOKA KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP

NESËR SPËRKATJE NGA AJRI DHE TOKA KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se me datë 06.07.2022 (e mërkurë) në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave. Spërkatja do të bëhet sipas orarit të mëposhtëm:

  1. Dezinsektimi nga ajri kundër larvave të mushkonjave do të kryhet më datë 06.07.2022 (e Mërkurë), në orët e para të mëngjesit.
  2. Dezinsektimi nga toka kundër larvave të mushkonjave do të kryhet më datë 06.07.2022 (e Mërkurë), gjatë ditës.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e spërkatjes, dezinsektimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.