NGA FILLIMI I VITIT NË RMV NUMRI I INFEKTIMEVE ËSHTË RRITUR PËR 11 MIJË TË INFEKTUAR

NGA FILLIMI I VITIT NË RMV NUMRI I INFEKTIMEVE ËSHTË RRITUR PËR 11 MIJË TË INFEKTUAR

Nga fillimi i janarit deri më 16 janar, numri i rasteve aktive me KOVID-19 është rritur me mbi 11 mijë të infektuar. Nëse më 31 dhjetor 2021 numri i rasteve aktive ishte 5006, dje ishte 16132. Përqindja e rasteve pozitive gjatë fundjavës është rreth 22 për qind.

Dje (e diel, 16 janar) janë regjistruar 1348 raste të reja me KOVID-19 nga 6141 testime ose 21.9 për qind. Nga numri total i rasteve pozitive (1348) janë regjistruar 145 riinfeksione.

Në 24 orët e fundit janë raportuar tetë të vdekur dhe 784 të shëruar, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.706.696 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid që nga fillimi i epidemisë është 244.632, numri i të shëruarve është 220.400, numri i të vdekurve është 8.100, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.132 gjysma e të cilëve janë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.