NGA KOVID 19 NË RMV KANË VDEKUR MË SHUMË BURRA SE GRA

NGA KOVID 19 NË RMV KANË VDEKUR MË SHUMË BURRA SE GRA

Deri më 20 mars në RMV janë regjistruar  11.422 persona të riinfektuar apo 3,8% e personave të prekur nga Kovid 19 janë infektuar për herë të dytë, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Nga të riinfektuarit 19 kanë humbur jetën.

Poashtu Instituti njofton se 1450 gra shtatzëna janë infektuar me Kovid 19, prej të cilave 9 e kanë humbur jetën. Nga virusi korona e kanë humbur jetën gjithsej 9.184 persona, prej të cilëve  5.442 apo 59,3% e të vdekurve janë burra dhe 3.742 apo 40,7% janë gra. Numri i rasteve aktive me Kovid 19 në vend është 1913 persona.

Aktualisht në spitalet e vendit po trajtohen 109 kovid pacientë, apo 33,9% më pak se një javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.