NGA PRILLI PARAQITEN 6 PADI PENALE PËR DHUNË NË FAMILJE NË RAJONIN E GOSTIVARIT

NGA PRILLI PARAQITEN 6 PADI PENALE PËR DHUNË NË FAMILJE NË RAJONIN E GOSTIVARIT

Mosmarrëveshjet në familje kalojnë në dhunë në rajonin e Gostivarit dhe shpesh ato janë lëndime trupore. Kjo dukuri është theksuar gjatë tremujorit të fundit ndërsa policia ka reaguar në 30 raste. Viktimat më të shpeshta të dhunës në familje janë gratë. Një ndër ngjarjet e fundit e cila rezulton në dhunë fizike e nxitur nga mosmarrëveshjet në familje është ajo në Zdunje të Gostivarit. Mbrëm një grua 33 vjeçare ka paraqitur në polici vjehrin e saj M.B. (57) dhe bashkërshortin E.B. (36) për sulm fizik. Pas paraqitjes dy burrat janë marrë në polici kundër të cilëve do të ngritet padi penale.

Në kronikës e SPB-së në Tetovë gjatë dy muajve e gjysmë janë evidentuar 6 padi penale për dhunë më familje. Kryerësit e veprave do të ndiqen për vepra penale për shkaktimin e lëndimeve trupove ose për cënimin e sigurisë. Krahas këtyre rasteve më drastike në SPB Gostivar janë regjistruar edhe 24 ankesa për dhunë në familje. Për këta persona nuk është ngritur ndjekje penale por vetëm paralajmërime për kryerësit e veprës.

Numri më I madh I viktimave për këtë lloj dhune në periudhën për të cilën bëhet fjalë janë janë gra, gjegësisht bashkëshorte, të pamartuara ose ish bashkëshorte ose persona me të cilët dhunuesit për kohë të gjatë kanë qenë në lidhje dashurie- thotë për MIA zëdhënësi I SPB Tetovë Marjan Josifovski. Nga SPB Tetovë thonë se rritet numri I paraqitjeve, por nuk ka të dhëna se në të vërtetë a po rritet numri real i rasteve të dhunës në familje. Nga shërbimet sociale thonë se në shoqërinë tonë mbisundon tradita dhe kultura e heshtjes dhe mbulimit të rasteve.

Kohëve të fundit viktimat e reja po vendosin ta ndërpresin torturën dhe të paraqesin dhunën. Krahasuar me vitet e kaluara, gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit po rritet numri I personave të cilët e paraqesin këtë lloj dhune. Kjo nuk ishte e zakonshme më parë kur çështja mbeteshte e mbyllur në mes të katër mureve, më së shumti për shkak të paragjykimeve, stigmatizimeve dhe të ngjashme- thekson zëdhënësi I SPB Tetovë Marjan Josifovski Sipas tij gjatë ndriçimit të rasteve si shkaqe më të shpeshta për shkaktimin e dhunës janë dukuri të ndryshme si narkomanija, alkoolizmi, kumara dhe çrregullime shpirtërore. Shkak për dhunë mund të jetë edhe mosmarrëveshjet rreth financave, kujdestaria e fëmijëve ose sjellja e ndonjërit nga partnerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.