NGJARJE TRAGJIKE NË FSHATIN SELLCË TË TETOVËS,DJALI I PRET KOKËN NËNËS

DJALI I PRET KOKËN NËNËS- NGJARJE TRAGJIKE NË FSHATIN SELLCË TË TETOVËS

Tragjedi e cila ka nxitur shumë shqetësime në mesin e banorëve të fshatit Sellcë të Tetovës ku djali me sëmundje psiqike, i liruar kohë më parë nga spitali psikiatrik i pret kokën nënës. Bëhet fjalë për dyzetë e pesë vjeçarin me iniciale U.D. i cili tre vite ka qëndruar në spitalin psikiatrik në Bardovcë të Shkupit, ndërsa është lëshuar para disa muajve.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës tetë kur me sëpatë ka sulmuar personin me iniciale N.D., gjegjësisht nënën e tij 73 vjeçare me të cilën kanë jetuar vetë në shtëpi. Sipas informatave të dëshmitarëve okular, personi në fjalë, pasi e kryen aktin makabër, duke i prerë tërësisht kokën nënës së tij, të njëjtën e merr dhe e dërgon në dyqanin e fshatit. Rasti është lajmëruar në polici ku menjëherë kanë intevrenuar efektivët e policisë së Tetovës dhe kanë arrestuar personin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.