NGJYRA MË E KEQE NË BOTË VENDOSET NË PAKOT E DUHANIT PËR LARGIMIN E SHPREHISË

A E DINI CILA NGJYRË ËSHTË SHPALLUR MË E KEQJA NË BOTË?

Ajo përshkruhet si “vdekje”, “papastërti” dhe “katran” por kjo nuancë e shëmtuar ka marrë një detyrë të rëndësishme – të largojë njerëzit nga shprehia e pirjes së duhanit.

Pantone 448 C është një ngjyrë që mund të përshkruhet si gri-kafe e errët. Në vitin 2016 pas tre muajsh kërkime dhe disa studimeve të kryera nga agjencia GfK, u arrit në përfundimin se kjo ngjyrë është aq e neveritshme sa mund t’i largojë njerëzit nga pirja e duhanit.

“Ajo u kujton njerëzve vdekjen dhe ndyrësinë.  Askush nuk ka komentuar pozitivisht për të”, tha për mediat britanike Victoria Parr, e cila drejtoi studimin. Hulumtimi u porosit nga qeveria australiane e cila po kërkonte ngjyrën më të neveritshme për paketimin e produkteve të duhanit.

Vende të tjera, si Britania, Irlanda dhe Franca, ndoqën shpejt shembullin e Australisë duke vendosur të njëjtën ngjyrë në produktet e duhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.