DHUNA – NGA 1535 RASTE TË REGJISTRUARA, 1138 JANË GRA

Ngjyrosja e botës me ngjyrë portokalli ka filluar por a thua përsëri gjithçka do të përfundojë në ditën e fundit të aktivizimit global dhe çështja e dhunës ndaj grave do të diskutohet vetëm një herë në vit?!

Derisa bota po përballej rreth dy vite me pandeminë, një shqetësim tjetër është rritur gradualisht. Mbyllja e shumë grave dhe vajzave në shtëpi gjatë kësaj periudhe ka paraqitur një rrezik shtesë, mbyllje në një vend me dhunuesit e tyre. Këtë e dëshmojnë statistikat e fundit në nivel global të rritjes shqetësuese të numrit të viktimave, të paraqitura në raportin e OKB-së për gratë.

…………………………………………………….

Shqetësuese mbeten edhe statistikat në vend. Nga 1535 raste të regjistruara të dhunës, 1138 janë gra viktima të dhunës theksojnë nga Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave.

Ana Avramovska Statistikat oficiale të cilat i marrim janë në bazë ditore  si dhe nga raporti vjetor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së punës dhe politikës sociale të cilët janë të obliguar të grumbullojnë të dhëna të tilla. Sipas MPPS-së në vitin 2020 ka 1535 raste të reja të regjistruara nga të cilat 1138 janë gra të viktima të dhunës.

Në raport me studimin e përgjithshëm të OSBE-së për mirëqenien e grave në shoqërie tonë të dhënat janë si pasojnë, 7 % e grave kanë raportuar se kanë qenë të përndjekura, çdo e pesta grua ka paraqitur se ka përjetuar një formë të dhunës në bazë gjinore. 7 nga 10 të anketuarat kanë deklaruar se kanë përjetuar shqetësim seksual në vend publik si dhe shqetësim seksual nëpërmjet internetit. Sipas analizës së fundit për femicidin të publikuar nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave, 60% e viktimave të cilat janë vrarë, kanë qenë të vrara nga ish partneri i tyre intim ose ai aktual.”

Organizatat joqeveritare kanë ngritur shqetësimet se fatkeqësisht në shumë raste gratë viktima të dhunës nuk marrin guximin të paraqesin dhunuesin. Kjo ndodh për shumë arsye dhe realisht numri nuk korrespondon me gjendjen statistikore. Në këtë pjesë duhet një koordinim dhe bashkëpunim i ngushtë i të gjithëve në këtë drejtim. Të gjithë së bashku qytetarët, OJQ-të dhe institucionet kompetente duhet të punojnë për dhunën sepse ajo nuk është problematikë private por mbetet shqetësim shoqëror, thonë nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave.

Ana Avramovska “Institucionet tona të cilat janë të obliguara të veprojnë sipas të njëjtës, në veçanti gjatë kohës së pandemisë, gjatë tre muajve të parë ishin relativisht të mbyllura. Duhemi të gjithë, qytetarët, OJQ-të si dhe institucionet kompetente të punojnë në dhunën, pasiqë kjo nuk është problematikë private por problematikë shoqërore.  Mediat janë gjithashtu një faktor kyç që mund të ndihmojnë në parandalimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në shoqëri.”

…………………………………………………

Të veprohet sa më shpejtë drejtë përputhjes së Kodit Penal me Konventën e Stambollit, porosit Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut. Nga atje theksojnë se miratimi i zgjidhjeve ligjore është vetëm hapi i parë drejtë ndryshimeve sistematike në zgjidhjen e problemit të dhunës në bazë gjinore.

Komiteti i Helsinkut “Në çfarë mënyre do të implementohen, në fakt nëse viktimat në këtë lloj dhune do të mbrohen, varësisht nga institucionet primare, që do të kenë për detyrë të veprojnë pas këtyre lajmërimeve, ndërsa veçanërisht Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike, Qendrat për punë sociale e të tjera. Duke pasur parasysh se pikërisht ky implementim i dispozitave ligjore në praktik akoma paraqet një nga mungesat më serioze në sigurimin e mbrojtjes së duhur për viktimat e dhunës në bazë gjinore, mbetët të monitorojm implementimin e tyre pas miratimit dhe të vlerësojmë se sa ata janë me të vërtet në dobi të viktimave”

Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje është miratuar më 27 janar të këtij viti në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hyri në fuqi më 6 maj të vitit 2021. Situata aktuale e grave viktima të dhunës sipas numrit të denoncimeve është shqetësuese, sidomos duke ditur faktin që sigurisht që ka shumë më tepër situata të pa raportuara që më tej paraqesin kërcënim për sigurinë dhe mbrojtjen e grave nga dhuna. Ligji i miratuar më në fund duhet të fillojë të funksionojë në fushën e tij për të ulur përqindjen e dhunës në Maqedoni.

……………………………………………………….

Situata dhe statistikat në rrafsh global janë tmerrësisht shqetësuese. Një në tre gra dhe vajza në BE kanë përjetuar dhunë seksuale apo abuzim fizik që nga mosha 15 vjeçare. Çdo javë rreth 50 gra humbin jetën e tyre si pasojë e dhunës në familje nga partnerët e tyre.

Bazuar në të dhënat e OKB-së vetëm gjatë vitit të kaluar në nivel global 243 milion gra dhe vajza kanë vuajtur nga dhuna ndërsa vetëm 40% e tyre e kanë raportuar.

………………………………………………………………

Gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave është fushatë ndërkombëtare që mbahet çdo vit. Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave fillon më 25 nëntor dhe zgjat deri më 10 dhjetor, Ditën e të drejtave të njeriut.

Gazetare Leunora Kaliqi

Portali AJO

(Intervista me Ana Avramovska është e publikuar në web faqen e Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave. Të dhënat janë marrë nga e njejta)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.