NJË 64 VJEÇARË KA RRAHUR DHE KA TENTUAR TA KEQPËRDORË NJË 43 VJEÇARE

NJË 64 VJEÇARË KA RRAHUR DHE KA TENTUAR TA KEQPËRDORË NJË 43 VJEÇARE

Një mashkull i moshës 64-vjeçare, me iniciale E.T. është mbajtur sot në stacionin policor në Strumicë për bisedë informative, pasi i njëjti dyshohet se më datë 24 mars 2023 ka rrahur me mjet të fortë dhe ka tentuar ta keqpërdor një grua të moshës 43-vjeçare.

“Në stacionin policor në Strumicë është realizuar bisedë informative me E.T.(64) nga fshati Samillovë, duke vepruar ndaj denoncimit i cili thotë se më datë 24.03.2023, rreth orës 14:00, në hyrje të fshatit Samoillovë të Strumicës, te vendi i quajtur “Karavan”, ai me mjet të fortë ka sulmuar fizikisht një grua të moshës 43-vjeçare nga një fshat i Strumicës dhe ka tentuar që ta keqpërdorë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet shkresë përkatëse”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.