NJË SHTETASE E RMV-SË KA LËNË FËMIJËN TË MBYLLUR NË VETURË TË NXEHTË NË KROACI
Policia kroate në Pulë shpëtoi një fëmijë i cili kishte mbetur në makinë të nxehur pasi nëna e tij, shtetase e RMV-së e kishte lënë brenda të mbyllur.
Fëmija është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa për momentin nuk dihet se sa kohë kishte qëndruar i mbyllur vetëm në automjet.
Policia ishte njoftuar se në një veturë kishte një fëmijë i cili po qante, pas së cilës menjëherë kishin reaguar ku një oficer arriti të hapte derën dhe ta nxirrte fëmijën jashtë.
Ndaj nënës do të ngrihet kallëzim penal.
Leave a Reply