NJË VAJZË NGA GOSTIVARI DENONCOI BABAIN NË POLICI PËR DHUNË FIZIKE

NJË VAJZË NGA GOSTIVARI DENONCOI BABAIN NË POLICI PËR DHUNË FIZIKE

Një 20 vjeçare nga Gostivari ka denoncuar në polici babain për dhunë fizike. Denoncimi siç bën të ditur SPB Tetovë ka ndodhur mbrëm një orë pas mesnate.

“Një 20-vjeçare nga Gostivari, mbrëmë (21 shtator) në orën 01:10 në SPB Tetovë ka raportuar se babai i saj 48-vjeçar e ka sulmuar fizikisht rreth orës 20:00 në shtëpinë familjare në një fshat të rrethinës së Gostivarit. Sipas raportit sulmi ka ndodhur për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare së fundmi dhe keqkuptimeve të ndërsjella. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.