NJË VALË TJETËR E NXEHTË PARALAJMËROHET NË EVROPË

NJË VALË TJETËR E NXEHTË PARALAJMËROHET NË EVROPË

Evropa Perëndimore po përgatitet për valën e dytë të rrezikshme të të nxehtit këtë verë pas qershorit, i cili ishte muaji më i nxehtë dhe shënoi temperatura rekorde përgjatë viteve. Britania e Madhe, Portugalia, Spanja dhe Franca po përballen me temperatura të larta rekorde këtë javë.

Temperaturat e larta do të përkeqësojnë më tej situatën me zjarret në pyje në Evropën Jugperëndimore. Në 14 rajone në Portugali dhe në lindje të Spanjës është në fuqi paralajmërimi për shkallën më të lartë të nxehtësisë.

Zyra britanike e Meteorologjisë ka lëshuar një paralajmërim të rrallë të nxehtësisë ekstreme të dielën më 17 korrik pasi priten temperatura rekord në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit. Rekordi i temperaturave në Britaninë e Madhe është 38.7 gradë Celsius. Ky rekord pritet të thyhet gjatë fundjavës së ardhshme kur meteorologët njoftuan se temperatura mund të kalojë 40 gradë.

Temperatura jashtëzakonisht të larta deri në 45 gradë Celsius dhe nxehtësi e lartë gjatë ditëve në vijim priten në territorin e Portugalisë dhe Spanjës ku tashmë janë dhënë edhe paralajmërime. Vala e të nxehtit do të prekë pjesën lindore të Francës dhe pjesën më të madhe të territorit të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.