OBSH: BRENDA DY MUAJSH OMIKRON MUND TË INFEKTOJË GJYSMËN E POPULLSISË NË BALLKAN DHE EVROPË

OBSH: BRENDA DY MUAJSH OMIKRON MUND TË INFEKTOJË GJYSMËN E POPULLSISË NË BALLKAN DHE EVROPË

Brenda dy muajsh Omikron mund të infektojë më shumë se gjysmën e popullsisë në Evropë, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Hans Kluge u tha gazetarëve se Omikron ka nisur një valë të re në mbar botën. Më shumë se 7 milionë infektime u konfirmuan në rajon gjatë javës së parë të vitit 2022, që paraqet dyfishin e dy javëve më parë.

“Që nga një Janari, 26 vende raportojnë se mbi një përqind e popullsisë po infektohet me Covid-19 çdo javë”, tha Kluge. 50 vende kanë raportuar se tashmë varianti Omicron është dominues dhe se virusi po përhapet me shpejtësi në vendet e Ballkanit përfshi RMV-në, Kosovën dhe Shqipërinë. “Në këtë ritëm, Instituti për Matje dhe Vlerësime Shëndetësore parashikon që më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohet në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, tha Kluge. Kluge ka thënë se mutacionet e këtij varianti ia mundësojnë që të ngjitet më lehtë në qelizat e njerëzve.

Gjatë 7 ditëve të fundit në Evropë janë konfirmuar 20 400 viktima. Kjo është një ulje e lehtë krahasuar me një javë më parë, kur 22 600 persona ndërruan jetë.  Kluge theksoi se megjithëse nivelet e vdekshmërisë kanë mbetur të qëndrueshme, ato “vazhdojnë të jenë më të lartat në vendet me incidencë të lartë të Covid-19, e kombinuar me vaksinimin e ulët të popullsisë”./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.