OBSH: NDALIMI I ABORTIT NË SHBA DO TË SHKAKTOJË PROBLEME SHËNDETËSORE DHE VDEKJE

 

OBSH: NDALIMI I ABORTIT NË SHBA DO TË SHKAKTOJË PROBLEME SHËNDETËSORE DHE VDEKJEKreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebreusus paralajmëroi se vendimi i fundit i Gjykatës Supreme të SHBA-së për heqjen e të drejtës së abortit në nivel federal do të shkaktojë probleme shëndetësore dhe vdekje, raporton Al Jazeera Balkans.

“Të gjitha gratë duhet të kenë të drejtën të vendosin për trupin dhe shëndetin e tyre”, tha ai në Gjenevë.

“Me abortin e sigurt kujdesemi për shëndetin tonë. Kjo shpëton jetë. Kufizimi do t’i detyrojë gratë dhe vajzat të kryejnë abort në mënyrë të pasigurt, gjë që do të shkaktojë komplikime dhe vdekje. “ shtoi ai.

Gjykata e Lartë e SHBA javën e kaluar anuloi një vendim 50-vjeçar që garantonte të drejtën e abortit në të gjitha shtetet amerikane. Vendimi i gjykatës lehtësoi miratimin e ligjeve më të rrepta të abortit duke përfshirë një ndalim total në shtetet që vendosin vetë. Ligjet e ndalimit hynë në fuqi menjëherë në disa shtete. Në shumë raste, mjekët që kryejnë abort mund të përfundojnë në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.