OBSH NUK PRET QË LIJA E MAJMUNËVE DO TË RRITET NË PANDEMI

OBSH NUK PRET QË LIJA E MAJMUNËVE DO TË RRITET NË PANDEMI

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunit jashtë Afrike do të rritet në pandemi. Nga OBSH-ja bëjnë të ditur se akoma nuk është e qartë nëse personat asimptomatik të infektuar mund ta shpërndajnë sëmundjen, transmeton Telegrafi.

Në maj janë zbuluar mbi 300 raste të konfirmuara apo që dyshohet për linë e majmunit. Kujtojmë që lija e majmunit është një sëmundje e lehtë që përhapet me kontakt të afërt dhe ka simptoma të ngjashme me ato të një gripi. Shumica e rasteve me linë e majmunit janë regjistruar në Evropë, e deri më tani nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.