OBSH: OMIKRON KA DYFISHUAR INFEKTIMET NË EVROPËN LINDORE

OBSH: OMIKRON KA DYFISHUAR INFEKTIMET NË EVROPËN LINDORE

Agjencia shëndetësore e OKB-së në raportin javor bëri të ditur se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 16 milionë raste me Kovid 19 dhe rreth 75,000 viktima. Numri më i madh i rasteve të reja me Kovid është regjistruar në Rusi. Gjithashtu janë dyfishuar rastet në Evropën Lindore, kryesisht për shkak të variantit Omicron.

Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, numri i rasteve pozitive ka shënuar rënie 19% globalisht, por niveli i vdekshmërisë mbetet i qëndrueshëm.

Numri i vdekjeve u rrit me 38% në Lindjen e Mesme. Drejtori i OBSH-së në Afrikë, Dr Matshidiso Moeti, tha javën e kaluar se kishte “dritë në fund të tunelit” për kontinentin dhe se edhe përkundër niveleve të ulëta të vaksinimit, Afrika po dilte nga faza akute e pandemisë.

Komentet e tij janë në kontrast të plotë me paralajmërimet e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë vazhdimisht se pandemia nuk ka mbaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.