OBSH THIRRJE VENDEVE EVROPIANE, MOS U NGUTNI ME HEQJEN E MASAVE ANTI KOVID

OBSH THIRRJE VENDEVE EVROPIANE, MOS U NGUTNI ME HEQJEN E MASAVE ANTI KOVID

Disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese anti COVID-19, por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për kujdes. Danimarka hoqi shumë e kufizime kundër COVID-19 të martën, duke përfshirë rregullat për përdorim të detyrueshëm të maskave në vende publike dhe certifikatat e vaksinimit për të hyrë në ambiente të mbyllura publike. Zyrtarë të qeverisë daneze thanë se ata nuk e konsiderojnë më COVID-19 një “sëmundje kritike sociale”. Franca, Britania dhe vende të tjera evropiane po ndjekin shembullin e Danimarkës.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, nga ana tjetër ka deklaruar se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë. Ai tha se në 10 javët që nga identifikimi i variantit Omicron, janë raportuar pothuajse 90 milionë raste, më shumë se totali i të gjitha rasteve me Covid-19 në vitin 2020. Ai tha se OBSH-ja tani ka filluar të shohë një rritje shumë shqetësuese të vdekjeve në shumicën e rajoneve të botës.

Ndërsa drejtuesja e OBSH-së për pandeminë e COVID-19, Maria Van Kerkhove u bëri thirrje vendeve të botës të jenë të kujdesshme në lidhje me heqjen e kufizimeve, duke mos i hequr “të gjitha menjëherë”. Ajo sugjeroi një proces më gradual, sepse shumë vende nuk e kanë arritur ende kulmin e infeksioneve me Omicron dhe të tjerat kanë nivele të ulëta vaksinimi./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.