OKB: PËR SHKAK TË RRITJES SË MADHE TË ÇMIMEVE, MBI 71 MILIONË NJERËZ JANË NË VARFËRI EKSTREME

OKB: PËR SHKAK TË RRITJES SË MADHE TË ÇMIMEVE, MBI 71 MILIONË NJERËZ JANË NË VARFËRI EKSTREME

Rritja e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në mbarë botën që nga marsi ka shtyrë 71 milionë njerëz nga vendet më të varfra në varfëri ekstreme në vetëm tre muaj, thotë raporti i fundit i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Sipas programit të UNDP-së, “transfertat direkte të parave të gatshme për familjet janë më të drejta dhe më fitimprurëse sesa subvencionet e përgjithshme të energjisë”. Në të njëjtën kohë, UNDP beson se vendet e prekura do të kenë nevojë për mbështetje shumëpalëshe për të “përballuar jetesën”.

“Ndërsa normat e interesit rriten si përgjigje ndaj një rritjeje të inflacionit, ekziston rreziku i krijimit të varfërisë së re të shkaktuar nga recesioni që do të përkeqësojë më tej krizën, duke përshpejtuar dhe thelluar varfërinë në mbarë botën,” paralajmëroi UNDP në raport.

Një analizë e 159 vendeve në zhvillim tregoi se rritjet e çmimeve të këtij viti tashmë kanë goditur rëndë në pjesë të Afrikës Sub-Sahariane, Ballkan, Azi dhe pjesë të tjera të botës, tha drejtori i UNDP-së, Achim Steiner.

Ndër vendet me pasojat më dramatike të rritjes së çmimeve janë Armenia, Uzbekistani, Burkina Faso, Gana, Kenia, Ruanda, Sudani, Haiti, Pakistani, Sri Lanka, Etiopia, Mali, Nigeria, Sierra Leone, Tanzania dhe Jemeni.

“Një rritje e paprecedentë e çmimeve do të thotë se për shumë njerëz në botë, ushqimi që mund të përballonin nuk është më i disponueshëm,” tha në një deklaratë për shtyp drejtori i UNDP-së, Achim Steiner.

Për shkak të kësaj rritjeje të kostos së jetesës shumë njerëz kanë rënë në varfëri, “me rrezikun e një zie të tmerrshme buke”, dhe paralelisht, “kërcënimi i rritjes së trazirave sociale po rritet dita ditës”, argumentoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.