OKB:  SI SHKAK I VIRUSIT KORONA RRITET NUMRI I NJERËZVE QË JETOJNË NË VARFËRI EKSTREME

OKB:  SI SHKAK I VIRUSIT KORONA RRITET NUMRI I NJERËZVE QË JETOJNË NË VARFËRI EKSTREME

Gjatë vitit të kaluar, pandemia e virusit korona ka futur 77 milionë njerëz tjerë në varfëri ekstreme dhe shumë vende në mbarë botën nuk janë në gjendje të rikuperohen ekonomikisht nga kostot e shlyerjes së borxhit, gjendje e krijuar edhe para fillimit të luftës në Ukrainë, thanë Kombet e Bashkuara.

Në raportin e Organizatës Botërore thuhet se vendet e pasura mund të ndihmojnë më të varfrat të rimëkëmben nëpërmjet kredive me norma minimale interesi. Megjithatë, vendet më të varfra kanë shpenzuar miliarda euro për shërbimin e borxhit dhe janë përballur me kosto shumë më të larta të huamarrjes, ndaj nuk mund të investojnë në arsim, shëndetësi, mjedis dhe ulje të pabarazisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, në vitin 2019, 812 milionë njerëz në botë jetonin në varfëri ekstreme dhe deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë ky numër u rrit në 889 milionë.

Raporti është një plan financiar për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të OKB-së deri në vitin 2030, duke përfshirë dhënien fund të varfërisë, ofrimin e arsimit cilësor për të gjithë të rinjtë dhe arritjen e barazisë gjinore.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së Amina Mohammed tha se plani vjen në një kohë të krizave mjedisore dhe klimatike në rritje, pandemisë së virusit korona dhe ndikimit global të luftës në Ukrainë.

Analiza e OKB-së tregon gjithashtu se 1.7 miliardë njerëz po përballen me shpenzime të shtuara për ushqim, energji dhe plehra si rezultat i luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.