OMICRON DO TË MERR VRULL GJATË VERËS, PARALAJMËROJNË EKSPERTËT

OMICRON DO TË MERR VRULL GJATË VERËS, PARALAJMËROJNË EKSPERTËT

Variantet e reja të Omicronit po përhapen shpejt në të gjithë Evropën dhe sigurisht që nuk do ta anashkalojnë as Maqedoninë. Bëhet fjalë për Omicron BA 4 dhe Omirmkton BA 5 të cilët janë këtu për të na kujtuar se fundi i pandemisë nuk është afër.

“Kujdes nga Omicron 4 dhe 5. Variantet e reja çojnë në një rritje të rasteve në Evropë dhe infeksionet e reja në botë, pandemia nuk ka mbaruar. “, paralajmëron EMA (Agjencia Evropiane e Barnave)

“Dy variante të reja rrezikojnë gjithashtu verën,” shpjegoi Fabrizio Pregliasco, një virolog në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe drejtor mjekësor në Spitalin Galeazzi në Milano. Variantet Omicron BA.4 dhe BA .5 quhen gjithashtu thjesht Omicron 4 dhe Omicron 5. Për këtë arsye, ai këshillon personat e dobët dhe me imunitet të komprometuar si dhe ata që kujdesen për ta, të vazhdojnë të përdorin maskën në mjetet e transportit dhe në objektet shëndetësore.

Moderna dhe Pfizer-Biontech po punojnë tashmë për vaksinat e përditësuara kundër variantit Omicron të cilat do të dalin me rezultate përfundimtare deri në shtator. Vaksinat tashmë po testohen në vullnetarë. Nëse vaksinat e reja arrijnë të stimulojnë më shumë antitrupa neutralizues sesa ato aktuale mund të miratohen në kohë për valën e vjeshtës. Dy vaksinat e reja franceze, Sanofi dhe Valneva, janë tashmë gati. Së fundi edhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në 5 vjeç do të mund të marrin vaksinën kundër Covid-it falë vaksinës së re të përshtatur për fëmijët nga Moderna.

Cilat janë simptomat?

Sipas shumë ekspertëve, duke përfshirë edhe vetë Pregliasco-n, simptomat e këtij varianti shumë ngjitës duken të jenë më të buta duke qenë se virusi tenton të riprodhohet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Prandaj, ato janë shumë të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme me rrjedhje hundësh dhe temperaturë disaditore.

Majin e kaluar, Santé Publique France publikoi një raport që krahasonte simptomat e vërejtura në rastet e para të Omicron, varianti BA.1 që u përhap në fund të vitit 2021 dhe 2022 në Francë me raste të reja të BA.4 dhe BA. 5 të cilat janë aktualisht në qarkullim. Ato rezultuan të dukeshin pothuajse njësoj por kishte më shumë probleme me lodhjen, kollën, temperaturën dhe dhimbjen e fytit. Pra realisht, ndryshe nga sa pretendohet nuk është një opsion i lehtë.

Kohëzgjatja mesatare e simptomave është rreth katër ditë. E gjithë kjo, natyrisht, tek njerëzit e vaksinuar dhe për këtë arsye të mbrojtur nga format e rënda të sëmundjes: për ata pa mbrojtje, çdo evolucion bëhet më i mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.