OMIKRON NGA JANARI VARIANT DOMINUES I KOVID 19 NË EUROPË

Simptomat që shfaqen te personat e infektuar me llojin mutant të virusit korona Omicron, janë shumë më të ndryshme nga ato të shkaktuara nga lloji origjinal i virusit. Diku pesë simptoma janë përsëritur si të ngjashme te njerëzit e infektuar dhe kjo tregon se sa duhet të jemi të kujdesshëm në këtë pjesë. Përveç dhimbjeve të muskujve, lodhjes, temperaturës dhe kollës, ekziston një fenomen i ri i pazakontë – djersitjet gjatë natës. Përkatësisht,të infektuarit me omicron raportojnë zgjimin me çarçafë, pizhame dhe flokë të lagura nga djersa.

Mjekët kanë vënë në dukje gjithashtu se pacientët me omicron nuk vuajnë nga dhimbjet e fytit, një simptomë të cilën e shkakton varianti delta por ata ndjejnë “gërvishtje” në fytin e tyre. Ata shtojnë se rastet e reja të infeksionit omicron kanë kryesisht simptoma më të lehta të ngjashme me gripin.

Pacientët me omicron gjithashtu nuk raportojnë humbje të shijes ose nuhatjes – një simptomë kryesore e infeksioneve të mëparshme të virusit korona.

Nga OBSH theksojnë se lloji  i ri i virusit korona Omikron po përhapet me shpejtësi të madhe ndërsa apelojnë për respektimin e distancës sociale, mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e higjienës. Nga OBSH theksojnë se Omicron po përhapet me një ritëm të shumë të shpejtë dhe do të mbingarkojë përsëri sistemet shëndetësore. Kreu i OBSH-së thekson se duhet të ndihmohen vendet më pak të zhvilluara në këtë luftë.

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS• KREU I OBSH-SË

“Vetëm vaksinat nuk mund të nxjerrin vendet nga kjo krizë. Ato duhet të parandalojnë përhapjen e Omicronit me masa që funksionojnë sot. Nuk është vaksinat në vend të maskave. Nuk janë vaksina në vend të distancimit, nuk janë vaksina në vend të ventilimit ose higjienës së duarve. Vaksinat janë mjete që kanë ndikimin më të madh kur përdoren për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara”  

Varianti I ri I virusit korona Omicron mund të bëhet dominues në Evropë nga muaji i ardhshëm, megjithatë blloku i 27-vendeve ka vaksina të bollshme për ta luftuar pandeminë.

URSULA VON DER LEYEN • PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

” Shohim që rastet e COVID-19 janë rritur me shpejtësi në Evropë. Është shumë e rëndësishme të merret parasysh se kjo rritje e lartë e infeksioneve të reja është për shkak të variantit Delta. Ajo që më shqetëson është se po shohim edhe variantin e ri Omicron në horizont i cili është edhe më ngjitës. Nëse shikoni kohën kur infeksionet e reja dyfishohen kjo ndodh brenda dy deri në tre ditë, dhe kjo është shumë e shpejt. Hulumtimet tregojnë se duhet të llogarisim faktin se Omicron do të jetë varianti i ri dominues në Evropë nga mesi i janarit.”

Varianti Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe që atëherë është raportuar në 77 shtete të botës. Në nivel global nga virusi korona deri më tani kanë vdekur mbi 5 milion njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.