PARALAJMËROHET SHËRBIMI DIXHITAL I INTERPRETIMIT PËR PERSONAT E SHURDHËR DHE ME VËSHTIRËSI NË DËGJIM

PARALAJMËROHET SHËRBIMI DIXHITAL I INTERPRETIMIT PËR PERSONAT E SHURDHËR DHE ME VËSHTIRËSI NË DËGJIM

Lidhja Kombëtare e personave të Shurdhërve dhe me vështërsi në dëgjim promovon pilot-projektin “Shërbimi i interpretimit dixhital për personat e shurdhër dhe me vështërsi në dëgjim”.

“Me promovimin dëshirojmë të marrim dhe shohim të dhëna relevante, duke vendosur tableta në disa pika në institucione të caktuara në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrive të tjera…, sa i përket numrit dhe nevojës së personave të shurdhërve dhe personat me problem në dëgjim tek ne, për realizimin e video-thirrjeve me përkthyes të certifikuar të gjuhës së shenjave për të ndihmuar në komunikimin me institucionet dhe në tejkalimin e pengesave dhe keqkuptimeve me të cilat përballen personat e shurdhër dhe ata me problem në dëgjim”, thonë nga Lidhja Kombëtare e personave të Shurdhërve dhe me vështërsi në dëgjim.

Ata theksojnë se qëllimi afatgjatë është që të kemi një “Shërbim Dixhital të Interpretimit për të Shurdhërit dhe të Dëgjuarit” që ofron shërbime përkthimi për të gjithë personat që nuk dëgjojnë apo që kanë vështërsi në dëgjim nëpërmjet video lidhjeve, dhe nëse është e nevojshme nëpërmjet pranisë personale të një përkthyesi të certifikuar i gjuhës së shenjave nga njëra anë dhe përcjellja e informacionit të saktë gjatë komunikimit me punonjësit e institucioneve.

“Qëllimi është që përkthyesit e gjuhës së shenjave të kenë siguri më të madhe për sa i përket punësimit të tyre dhe sigurisht më e rëndësishmja është të kapërcehen sfidat, pengesat dhe barrierat me të cilat përballen personat e shurdhër gjatë problemeve dhe keqkuptimeve në komunikim me personat dëgjues të cilët janë të punësuar në institucionet nëpërmjet transmetimit të informacionit të saktë nga përkthyes të certifikuar të gjuhës së shenjave dhe përmbushjes së dispozitave të Konventës së OKB-së për personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim”, thekson Lidhja Kombëtare e personave të Shurdhërve dhe me vështërsi në dëgjim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.