PARASHIKIMI I MOTIT PËR VITIN 2050
Dy vjet më parë meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar bënë një eksperiment interesant: Si do të jenë parashikimet e motit në vitin 2050?
Kriza klimatike po e shtyn motin në ekstrem në të gjithë botën dhe temperaturat në disa zona kanë qenë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve. Meteorologët në Britani shikuan modelet klimatike në verën e 2020-s për ta parë se çfarë temperaturash do të parashikonin në tri dekada, raportoi CNN të shtunën.
Zyra e Meteorologjisë tha se nuk ishte parashikim i saktë por se jepte shembuj për motin e mundshëm bazuar në projeksionet klimatike.
Por, të hënën dhe të martën, “e mundshmja” do të bëhet realitet – 28 vjet më herët.
Temperaturat parashikohen të rriten për 10-15 gradë më ngrohtë se normalja javën e ardhshme në Britani. Ato mund të arrijnë 40 gradë celsius për herë të parë – një parashikim që shtyu meteorologët të vendosin alarm të kuq për të nxehtin për herë të parë ndonjëherë.
Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani ka qenë 38.7 gradë celsius më 2019.
Leave a Reply