PARASHIKIMI I MOTIT

Sot moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Më shumë vranësira do të ketë në zonat perëndimore ku do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu dhe bore në vendet më të larta dhe malore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, veçanërisht në zonat perëndimore. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 4 gradë.

Më pas nesër do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare lokale, ndërsa në zonat perëndimore do të ketë vranësira më të mëdha. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë. Nga e diela e tutje do të kemi një periudhë me mot kryesisht të vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Më shumë reshje do të ketë në zonat perëndimore dhe do të fryjë erë mesatare nga jugu, në disa vende herë pas here më e fortë.

Temperaturat do të kenë tendencë të rritjes dhe në fillim të javës së ardhshme do tëlëvizin në intervalin prej 6 deri në 13 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.