PAS SULMIT TË PESHKAQENIT VDES NJË GRUA NË EGJIPT-AUTORITETET MBYLLIN NJË PJESË TË BREGDETIT

PAS SULMIT TË PESHKAQENIT VDES NJË GRUA NË EGJIPT-AUTORITETET MBYLLIN NJË PJESË TË BREGDETIT

Autoritetet egjiptiane kanë mbyllur një pjesë të bregut të Detit të Kuq pasi një peshkaqen ka sulmuar një grua austriake e cila më pas nuk i mbijetoi plagëve. Ajo ishte duke notuar pranë Hurghadës, raportojnë mediat.

Gruaja 68-vjeçare e cila humbi këmbën dhe krahun e saj nga një sulm i peshkaqenit, vdiq pak kohë pasi u dërgua në një spital privat në Hurghada, tha një zyrtar shëndetësor egjiptian. Ai ka shtuar se gruaja e sulmuar mezi ishte gjallë kur mbërriti në spital dhe mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.

Sipas dokumenteve të brendshme nga zyra e guvernatorit të provincës së Detit të Kuq të parë nga AP, autoritetet do të mbyllin bregdetin për tre ditë dhe do të ndalojnë të gjitha aktivitetet detare.

Në videon e postuar në internet duket se ajo u sulmua nga peshkaqeni relativisht afër bregut. Uji rreth gruas mund të shihet gjithashtu duke u bërë i kuq nga gjaku pasi njerëzit aty pranë bregut hedhin pajisjet e shpëtimit drejt saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.