PASDITE ME DIELL DHE VRANËSIRA TË VOGLA

PASDITE ME DIELL DHE VRANËSIRA TË VOGLA

Moti sot pasdite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi. Temperatura maksimale sipas EHM do të lëvizë nga 10 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup pasdite do të mbizotërojë mot me vranësira të lehta deri mesatare dhe temperaturë deri në 14 gradë.

Moti do të jetë stabil dhe relativisht i ngrohtë edhe nesër. Të enjten do të ketë vranësira të shtuara me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë.

Për shkak të zbritjes së masës ajrore të ftohtë ditën e premte dhe gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erëra me borë të rastësishme lokale të dobët. Temperaturat do të jenë sërish nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.