PËR HERË TË PARË NË HISTORI NJË ANIJE KOZMIKE KA PREKUR DIELLIN-NASA

Anija kozmike “Parker Solar Probe” e NASA-s ka fluturuar në atmosferën e sipërme të Diellit (Korona) dhe mblodhi të dhëna nga grimcat dhe fusha magnetike atje.

NASA e përshkroi këtë arritje si një “hap gjigant për shkencën diellore”, dhe thanë se do ti ndihmojë shkencëtaret për zbulimin e informacioneve kritike për yllin më të afërt dhe influencën e tij në sistemin solar.

“Parker Solar Probe  “Prekja e Diellit” është një moment monumental për shkencën diellore dhe një ndodhi vërtet e jashtzakonshme”, tha Thomas Zurbuchen- administrator në Drejtorinë e misionit shkencor të Nasa-s në Uashington.

Shtoi se “Kjo arritje jo vetëm se do na ofrojë tek depërtimi i thellë në evolucionin e Diellit dhe impaktin e tij në sistemin tonë solar por dhe gjithçka që mësojmë për yllin tonë na jep njohuri më shumë për yjet tjera në të gjithë universin.”/Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.