PËR TI DHËNË FUND PANDEMISË KËTË VIT NEVOJITEN EDHE 16 MILIARD DOLLARË THONË NGA OBSH

(Footage by Vincent Isore/IP3 via Getty Images)

PËR TI DHËNË FUND PANDEMISË KËTË VIT NEVOJITEN EDHE 16 MILIARD DOLLARË THONË NGA OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka vlerësuar se edhe 16 miliardë dollarë janë të nevojshme për mbështetjen e shteteve me të ardhura të ulëta për të luftuar virusin korona. Sipas saj, ky buxhet është i nevojshëm për të furnizuar shtetet me vaksina, teste dhe ilaçe, përmes një programi të lansuar nga Kombet e Bashkuara.

“Shkenca na ka dhënë shifrat për mjetet e nevojshme për të luftuar COVID-19. Nëse ato ndahen në botë në shenjë solidariteti, ne mund t’i japim fund virusit korona si emergjencë globale këtë vit”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas kalkulimeve të OKB-së, 92 për qind e kontributeve të kërkuara, duhet të sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe 20 shtetet më të industrializuara në botë (G20). Gordon Brown, ambasador i OBSH-së për financim në shëndetin publik, ka kritikuar pabarazinë e madhe në shpërndarjen e vaksinave dhe qasjen në teste dhe ilaçe.

Ai ka theksuar se në vendet e varfra ka shkallë të ulët të vaksinimit, ndërkohë në shtetet e pasura ka vaksina që pritet t’iu skadojë afati. OBSH synon që 70 për qind e popullsisë botërore të vaksinohet kundër virusit korona deri në mesin e këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.