PERIMET MË TË PËRSHTATSHME PËR TU KONSUMUAR NË MUAJIN MARS

PERIMET MË TË PËRSHTATSHME PËR TU KONSUMUAR NË MUAJIN MARS

Disa perime i gjejmë kudo në treg e që janë të stinës si; karota, sallata jeshile, lakra, lulelakra, brokoli, spinaqi apo  rrepka të vogla. Perimet më të mira për tu konsumuar këtë muaj:

KAROTA

Karota njihet për vetitë e saj të dobishme kundër plakjes, kancerit, infeksioneve, sëmundjeve të zemrës e shumë të tjera. Shtoni karotat në ushqimin dimëror duke i konsumuar ato me supa, sallata dhe gatime të ndryshme sepse japin  shumë shije.

 

PANXHARI I KUQ

Është i ëmbël, i shijshëm dhe ajo ngjyra e kuqe kthehet në domosdoshmëri për çdo tryezë. Një pjatë me panxhar të rikthen energjinë dhe ul tensionin. Panxharët e kuq janë të dobishëm dhe të shëndetshëm, madje njihen si afrodiziakë dhe i japin trurit mjaft energji.

LAKRA

Lakra është një perime mjaft e shëndetshme për njeriun. Ajo është plot me vitamina, minerale, fibra, antioksidantë që sipas studimeve reduktojnë rreziqet nga kanceri.

LULELAKRA

Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës. Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit. Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memories, të muskujve si dhe ndihmon persona që kanë  probleme me gjumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.