PËRMBYTJE TË MËDHA NË AUSTRALI-EVAKUOHEN BANORËT

PËRMBYTJE TË MËDHA NË AUSTRALI-EVAKUOHEN BANORËT

Zona të mëdha të Sidnejit, qyteti më i madh i Australisë janë sot nën ujë pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në zonat e ulëta, veçanërisht në disa periferi ku nivelet e ujit arritën deri në 1.5 metra.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të NSW ka këshilluar banorët që të evakuojnë disa zona duke paralajmëruar se shiu nuk do të ndalet të paktën deri nesër.

Mediat raportojnë se që nga fillimi i muajit zona e Sidnejit ka pasur tashmë katër herë më shumë shi se sa bie normalisht gjatë gjithë korrikut.

Shërbimi Australian i Motit paralajmëroi se nivelet e ujit në rajon mund të rriten në të paktën aq lart sa në mars, kur pjesë të mëdha të të njëjtave zona të qytetit pësuan përmbytje të rënda.

Meteorologu Jonathan Howe tha për ABC se në fshatin Menangle, rreth 70 kilometra në jug-perëndim të Sidnejit, nivelet e lumenjve kishin arritur tashmë 16.5 metra pak më pak se rekordi prej 16.8 metrash i vendosur në prill 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.