PERSONAT ME TË ARDHURA TË ULËTA PREJ SOT DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR FATURAT E RRYMËS

PERSONAT ME TË ARDHURA TË ULËTA PREJ SOT DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR FATURAT E RRYMËS

Ministria e Ekonomisë sot publikoi shpalljen për mbështetje financiare për energjinë e shpenzuar elektrike personave me të ardhura të ulëta për vitin 2022. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, në përputhje me Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2022, kjo ministri sot publikoi shpalljen për ndarjen e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta në vitin 2022, të ardhurat e rregullta mujore të të cilëve në amvisëri nuk i tejkalojnë të ardhurat neto prej 30.000,00 denarëve edhe atë për:

-person të vetëm deri në 15.194,00 denarë;

-amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000,00 denarë;

-amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000,00 denarë;

-amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000,00 denarë;

-amvisëri me pesë e më shumë anëtarë deri në 30.000,00 denarë

Sipas shpalljes publike në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, personat me të ardhura të ulëta do të përvetësojnë mbështetje financiare përmes uljes së faturës mujore për energjinë e shpenzuar elektrike në vlerë prej 600 deri 800 denarë duke llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Afati për aplikim për këtë shpallje publike është 30 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike. Thirrjen publike dhe dokumentacionin e duhur mund ta gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë. Kjo masë e qeverisë erdhi pas rritjes së energjisë elektrike për 9.48 përqind në Maqedoninë e Veriut dhe heqjen e tarifës së lirë gjatë ditës./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.