PETROVSKA: PËRQINDJA E GRAVE DHE VAJZAVE NË UNIFORMË PO RRITET

PETROVSKA: PËRQINDJA E GRAVE DHE VAJZAVE NË UNIFORMË PO RRITET

Përqindja e grave dhe vajzave në uniformë po rritet, thotë Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

“Në vitin 2012 përqindja e grave me uniformë ishte 5.7%, ndërsa këtë vit përqindja është 10.15% që tregon një kërcim goxha të madh dhe jo vetëm përqindje në numrin e përgjithshëm, por ka përmirësim të dukshëm sa i përket renditjes së tyre, përkatësisht pozitave të caktuara”, tha Petrovska.

Ajo që i kushtohet vëmendje veçanërisht që të përmirësojmë praktikisht pozitën e gruas në të gjitha strukturat në ministri dhe në atë civile dhe ushtarake është në fakt mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të saj thotë ministrja Petrovska. Ajo theksoi dy aspekte kyçe të vendosjes së barazisë gjinore, konkretisht: legjislacionin, normat dhe politikat për barazinë gjinore dhe perspektivën gjinore që miratohen dhe zbatohen në Ministri dhe ushtri dhe krijimin e një mjedisi pune me mundësi të barabarta në të cilin gratë do të marrin pjesë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Petrovska këto komente i bëri në panelin e diskutimit “Thyerja e stereotipave në sport, profesion dhe barazi gjinore” në Forumin Ndërkombëtar të Biatlonit, organizuar nga Federata e Biatlonit të Maqedonisë së Veriut, nën patronatin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.