PFAJZER DHE BIONTECH, PO PËRGATISIN NJË  VAKSINË QË DO TË SHËNJESTROJË VARIANTIN OMIKRON

PFAJZER DHE BIONTECH, PO PËRGATISIN NJË  VAKSINË QË DO TË SHËNJESTROJË VARIANTIN OMIKRON

Kompania amerikane, Pfizer, së bashku me kompaninë partnere nga Gjermania, BioNTech, është duke zhvilluar një vaksinë që do të shënjestrojë variantin Omicron. Shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka thënë më 10 janar se formula e re e vaksinës, që do të shënjestrojë Omicronin, do të jetë gati për të fituar miratimin e rregullatorëve amerikanë në muajin mars. Duke komentuar edhe deklaratat e ekspertëve tjerë, Bourla ka thënë se vaksinat kundër virusit korona mund të kthehen të doza të përvitshme, të ngjashme me ato të gripit stinor. Shefi ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stephane Bancel, ka thënë javën e kaluar se njerëzve mund t’iu duhet edhe një tjetër dozë e vaksinës në vjeshtën e këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.