PFIZER/ BIONTECH ME VAKSINË EDHE PËR FËMIJËT NGA 6 MUAJ DERI NË 4 VJEÇ

 

PFIZER/ BIONTECH ME VAKSINË EDHE PËR FËMIJËT NGA 6 MUAJ DERI NË 4 VJEÇ

Pfizeri dhe partneri i tij BioNTech, ka aplikuar në Agjencinë e SHBA-së për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) për autorizim të vaksinës së saj anti-COVID për grupmoshën nga gjashtë muaj deri në 4 vjet. Vaksina e saj për grupmoshën nën 5 vjet është dukshëm me dozë më të ulët, ndërsa do të hapet rruga që fëmijët në SHBA të kësaj moshe të marrin dozën në fillim të marsit. FDA i kishte bërë thirrje Pfizerit që të aplikonte për autorizim më herët se që kompania kishte planifikuar.

Vaksina mund të jetë e disponueshme për përdorim në fund të shkurtit nëse FDA-ja dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve japin miratimin përfundimtar për përdorim emergjent. Në SHBA, ka 19 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjet për të cilët deri tani nuk kishe vaksinë anti kovid.

Leave a Reply

Your email address will not be published.