PFIZER KËRKON APLIKIMIN E DOZËS SË KATËRT TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19

PFIZER KËRKON APLIKIMIN E DOZËS SË KATËRT TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë njoftuar se i kanë kërkuar Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ( FDA ) të miratojë dozën e katërt të vaksinës së tyre kundër Covid-19 për të rriturit mbi 65 vjeç.

Kërkesa për dozën e katërt bazohet në të dhënat e mbledhura në Izrael në mes të valës epidemike të shkaktuar nga varianti i llojit Omicron të koronavirusit, thanë kompanitë në një deklaratë. Sipas Pfizer dhe BioNTech, të dhënat nga Izraeli tregojnë se “një dozë shtesë përforcuese e vaksinës mRNA rrit imunitetin dhe zvogëlon shkallën e infeksionit dhe sëmundjeve serioze”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.