PFIZER KËTË VIT SYNON SHITJE PREJ RRETH 100 MILIARD DOLLARËSH

PFIZER KËTË VIT SYNON SHITJE PREJ RRETH 100 MILIARD DOLLARËSH

Kompania Pfizer pret këtë vit të ardhura prej rreth 100 miliardë dollarësh. Pfizer pret që vetëm nga vaksinat anti Covid-19 të përfitojë 32 miliardë dollarë dhe 22 miliardë dollarë nga shitja e pilulave të saj antivirale Paxlovid, shkruan CNBC.

Pfizer parashikon të ardhura rekord prej 98 miliardë deri në 102 miliardë dollarë në vitin 2022 dhe fitime të rregulluara për aksion prej 6,35 deri në 6,55 dollarë. Në të njëjtën kohë, fitimet në tremujorin e katërt të 2021 u hodhën më shumë se katër herë në 3.39 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.