PJESHKËT PRISHEN SHUMË SHPEJT POR KA MËNYRA SI TI RUANI ATO

PJESHKËT PRISHEN SHUMË SHPEJT POR KA MËNYRA SI TI RUANI ATO

Tani jemi në sezonin e pemëve të freskëta. Për shumë njerëz pjeshkët me lëng janë një nga frutat e preferuara të verës dhe përveç që janë të freskëta, mund të përdoren në ëmbëlsira por edhe në pjata të shijshme, sallata apo edhe pica. Nga ana tjetës si shumica e frutave ato kanë një afat të shkurtër të ruajtjes dhe për shkak të lëkurës së tyre delikate marrin lehtësisht “mavijosje”.

Ja pse “Real Simple” zbulon disa këshilla që do t’i zgjasin jetën pjeshkës dhe kohën e duhur për konsumimin e tyre.

Hapi i parë është të përcaktoni nëse pjeshkët janë të pjekura apo jo. Nëse janë të forta dhe jo veçanërisht aromatike ato nuk janë ende të pjekura. Në këtë rast, ruajini ato në temperaturën e dhomës për disa ditë ose derisa të jenë të bukura dhe të pjekura. Shenjat e një pjeshke të pjekur janë aroma dhe butësia nën presion të lehtë.

Pjeshkët e pjekura janë mirë të hahen menjëher, por mund t’i ruani në frigorifer për të ngadalësuar procesin e pjekjes dhe për t’ju kursyer pak kohë. Në çdo rast, lani para konsumimit sepse lëkura e pjeshkës ka një ruajtës natyral që ndihmon në mbrojtjen e frutave.

Si të ruani pjeshkët e copëtuara?

Nëse është e mundur mbani pjeshkat të plota, pasi ekspozimi i brendisë do të përshpejtojë procesin e pjekjes. Për më tepër, nëse i ruani siç duhet pjeshkët e prera ato mund të zgjasin deri në katër ditë në frigorifer. Fillimisht i spërkasim me lëng limoni ose lime që të mos ndryshojnë ngjyrë më pas i vendosim në një enë të mbuluar dhe i vendosim në frigorifer. Kjo është e gjitha!

Leave a Reply

Your email address will not be published.