PLATFORMA PËR BARAZI GJINORE I KËRKON KISHËS TË QËNDROJË LARG TË DREJTAVE TË GRAVE

PLATFORMA PËR BARAZI GJINORE I KËRKON KISHËS TË QËNDROJË LARG TË DREJTAVE TË GRAVE

Platforma për barazi gjinore i kërkoi kishës që të qëndronte larg të drejtave të grave. Ata kundërshtojnë ashpër veprimet e KOM kundër miratimit të ligjit për barazi gjinore dhe futjes së edukimit seksual gjithëpërfshirës në shkolla. Ky reagim vjen pas forumit të fondacionit Eleusa me titull “Pse jo për edukim seksual në shkolla”, në të cilin foli edhe famullitari ipeshkvi Stobiski Jakov.

Sipas platformës, ky veprim i kishës është kundër grave, antihumanist dhe antikushtetues sepse përfaqëson ndërhyrje të fesë në miratimin e ligjeve.

Ky lloj veprimi sulmon rendin kushtetues sipas të cilit Maqedonia e Veriut është shtet laik, që do të thotë se KOM-i apo ndonjë organizatë tjetër fetare nuk duhet të përfshihet në formimin e ligjeve dhe politikave që nuk rregullojnë funksionimin e bashkësive fetare, thonë nga Platforma për Barazi gjinore.

Reagoi edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga e cila poashtu thesojnë se në forum është përdorur retorikë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut në të cilat bazohet Projektligji.

“Qëllimi i ligjit është të sigurojë realizimin e barazisë së plotë gjinore, duke forcuar pozitën dhe statusin e gruas në shoqëri, akses të barabartë në burime dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje në të gjitha sferat e jetës shoqërore për të kapërcyer plotësisht pengesat dhe krijimin e kushteve, për realizimin e potencialit të të gjithë njerëzve, pa dallim seksi, gjinie dhe identiteti gjinor”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në tribunën që u mbajt në Strumicë para disa ditësh, peshkopi Jakov u bëri thirrje deputetëve, e veçanërisht deputeteve femra që të kenë kujdes me miratimin e ligjit për barazi gjinore, i cili ndër të tjera i jep mundësi legjitimitetit të dhunës ndaj grave nga burrat biologjikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.