POLITIKANJA IZRAELITE ORLY DËSHMI E GRUAS SË BUKUR, TË MENÇUR DHE TË FUQISHME
Ish-modelja dhe ish-moderatorja Orly Levy, vlerësohet si politikanja më joshëse izraelite e mbase edhe politikania më joshëse në botë. Aktualisht është anëtare e Parlamentit izraelit, ndërsa me bukurinë e saj tërheq vëmendjen sa herë që shfaqet në publik. Përherë e kuruar, e bukur dhe interesante, Orly për disa vite gjendet në listën e politikaneve më seksi por edhe e grave në botë. Tani një sajt prestigjioz e ka vënë në vendin e parë të listës për vitin 2022.
Kryeministri Netanjahu para disa vitesh e ka emëruar ministre për forcimin dhe avancimin e bashkësisë. Orly Levy ka lindur në një familje hebraike marokene. Ajo është fëmija i nëntë i ish-ministrit të punëve të jashtme, David Levy. Është interesant fakti se për shkak të atit, ajo la punën e modelimit dhe iu fut politikës. Meqenëse shërbimi ushtarak në vendin e saj është i detyrueshëm edhe për femrat, Orly ishte gjithashtu në ushtri dhe në Forca Ajrore izraelite.
Për shumëkënd, Orly është dëshmi se gratë mund të jenë të bukura, të mençura, por edhe të shërbejnë në ushtri. Më vonë ajo mori një diplomë juridike. Ajo është e martuar me Lior Abekasis, me të cilin ka katër fëmijë.
Leave a Reply