POSTA KTHEN SHËRBIMIN E DËRGIMIT TË PENSIONEVE NË SHTËPI

POSTA KTHEN SHËRBIMIN E DËRGIMIT TË PENSIONEVE NË SHTËPI

“Postat e Maqedonisë së Veriut” do të rikthejnë shërbimin e për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi.

“Me këtë shërbim do të përfshihen të gjithë pensionistët në të gjithë territorin e vendit, ata të cilët shprehin dëshirë që të marrin pensionet nëpër shtëpitë e tyre”, sqarojnë nga Posta.

Nëse pensionisti është klient i HalkBankës ose NLB Bankës, duhet të paraqitet në bankë dhe të nënshkruan marrëveshjen që në të ardhmen duan të marrin pensionet nëpër shtëpi. Nëse klientët e bankave tjera duan të fitojnë këtë shërbim, ata duhet të regjistrohen në HalkBankë ose NLB Bankë. Posta sqaroi që ky shërbim do të paguhet varësisht nga banka, ashtu që niveli i tarifës do të përfshihet në marrëveshjen që e lidh pensionisti me bankën. Mjetet do të tërhiqen nga banka për këtë shërbim prej fillimit, ashtu që pensionistët nuk duhet të paguajnë diçka shtesë në momentin që e marrin pensionin.

Në momentin që një pensionist do të ndryshojë bankën, atij do t’i shkëputen të gjitha autorizimet për të marrë pensionin nga të afërmit e autorizuar, ndërsa pensionistëve të NLB Bankës dhe HalkBankës nuk i ndërpritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.