PREJ NESËR DO TË KETË MË SHUMË PERIUDHA ME DIELL

PREJ NESËR DO TË KETË MË SHUMË PERIUDHA ME DIELL

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë. Në disa pjesë proceset mund të jenë më intensive dhe të pranishëm në formën e stuhive. Temperaturat do të sillen nga 23 deri në 30 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 28 gradë.

Prej nesër gjatë ditëve në vijim moti do të jetë më stabil dhe me periudha të shumta me diell. Mirëpo në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së rrallë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave afatshkurtra. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe në ditët në vijim temperaturat maksimale do të rriten prej 26 deri në 33 gradë Celsius./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.