PREJ NJË SHKURTIT FILLON GJYSMËVJETORI I DYTË

PREJ NJË SHKURTIT FILLON GJYSMËVJETORI I DYTË

Qeveria e RMV-së solli vendim që gjysmëvjetori në shkollat e vendit të fillojë më 1 shkurt, me prani fizike. “Ky vendim është sjell në bazë të mendimit të Komisionit për sëmundje infektive dhe në përputhje me rekomandimet e UNICEF-it, kurse Qeveria bën thirrje që t’u përmbahen dhe zbatohen protokollet për mbajtjen e mësimit me prani fizike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Paraprakisht UNICEF ka thënë se beson që çdo mbyllje e zgjatur e shkollave në nivel shtetëror do të thellojë më tej mësimin e munguar dhe do të vazhdojë të ndikojë negativisht në mirëqenien emocionale të fëmijëve.

“Vendimi për hapjen e shkollave për mësim me prezencë është vendim i Qeverisë. Jemi të vetëdijshëm se ky vendim po shqyrtohet në kuadër të situatës epidemiologjike me KOVID-19 dhe të kuptuarit në rritje të rreziqeve. Por, gjithashtu duhet të merret parasysh ndikimi i mbylljes së zgjatur të shkollave në mësimin dhe mirëqenien e fëmijëve, tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it. “Mbyllja e shkollave për mësim fizik për shkak të rritjes së transmetimit të KOVID-19 në komunitet nuk duhet të jetë reagimi i parë, por duhet të vijë pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha alternativat e tjera”, tha ajo. Mësimi në distancë është një masë alternative që duhet të zbatohet vetëm si masë përfundimtare tha Di Xhovani.

Përveç humbjeve në mësim, shtoi, mbyllja e shkollave pati një ndikim negativ në shëndetin mendor të fëmijëve dhe rriti rrezikun e dhunës. Duke aplikuar masa parandaluese, shkollat ​​kanë dëshmuar se janë një vend i sigurt për fëmijët dhe nuk janë një shtytës kryesor i përhapjes së infeksionit në komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.